
Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq
Kronika
July 13, 2025 - 23:06
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe një automjeti në Kçiq të Mitrovicës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Sot rreth ores 21:34 është raportuar per nje aksident trafiku në fshatinn Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe nje traktor, një person ka marr lendime”, tha Pllana.
Pllana bëri të ditur se personi i lënduar nga ky aksident po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.