Vajza e zhdukur: Lirohen të rriturit që mbajtën të miturën në Fushë Kosovë

Vajza e zhdukur: Lirohen të rriturit që mbajtën të miturën në Fushë Kosovë

Kronika July 13, 2025 - 21:01

Për tetë ditë qëndroi rreth dy kilometra larg shtëpisë. Por për vendndodhjen e 14 vjeçares B.Sh nuk ishin në dijeni familja në Fushë Kosovë dhe e raportuan si të zhdukur më 4 korrik.

Pesë ditë më vonë, babai i saj e kishte vërejtur tek lagja ku ishte vendosur e mitura, por kjo e fundit kishte ikur.

Megjithatë, në mbrëmjen e 12 korrikut, Remzi Shala e kuptoi lokacionin ku rrinte e bija me dy meshkuj të moshës madhore dhe shkoi e mori.

Para se ta dërgoi vajzën në shtëpi ai telefonoi policinë. Mirëpo, Shala nuk u nda i kënaqur me lirimin e dy meshkujve të cilët i kishte gjetur me të bijën.

Shala nuk po pajtohet as me një rekomandim tjetër që i kishin dhënë policia në Fushë Kosovë.