
Plagosja në Vushtrri, Policia jep detaje të reja
Një person mbrëmë është plagosur me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte duke e ruajtur një pronë private, përderisa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri mbi të.
Siç bëhet e ditur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Policia nuk raporton për të arrestuar, përderisa bën të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, përcjell “Zëri”.
Në anën tjetër, mjeku kujdestar i Emergjencës, Ejup Gorovri, mbrëmë ka deklaruar se i plagosuri është në gjendje stabile, por me lëndime serioze.
“Gjendja e tij për momentin është stabile me parametra normal, lëndimet janë serioze nga arma e zjarrit”, tha Govori.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar. /Zëri