Gjobë 22-vjeçarit në Ferizaj, që voziti mbi 100 km/h në zonën e 40 km/h
Foto: Laura Hasani

Gjobë 22-vjeçarit në Ferizaj, që voziti mbi 100 km/h në zonën e 40 km/h

Kronika July 11, 2025 - 15:00

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 09:35 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi”, ka ndaluar një automjet të tipit “VW Touran”, me targa vendore.

Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

“Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 eurove, 3 pikë negative, masë mbrojtëse – ‘Ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj’.

Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar respektimin e ligjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri