Digjen 7 hektarë të mbjellë me grurë në Viti, arrestohet i dyshuari për zjarrvënie
Foto:Ilustrim

Digjen 7 hektarë të mbjellë me grurë në Viti, arrestohet i dyshuari për zjarrvënie

Kronika July 11, 2025 - 09:25

Në fshatin Sllatinë e Poshtme e Vitisë janë përfshirë nga zjarri rreth 7 hektarë të mbjellë me grurë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte përfshirë edhe grurin, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin, pas hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte kapluar grurin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit sillet rreth 5000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri