I kërkuari për vrasje hidhet nga kati i katërt për t’i ikur policisë, përfundon në QKUK

I kërkuari për vrasje hidhet nga kati i katërt për t’i ikur policisë, përfundon në QKUK

Kronika July 10, 2025 - 23:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në lagjen e Spitalit, konkretisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

Bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen që ndodhi më herët këtë vit në Kolovicë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve paraprake, Kqiku dyshohet se është hedhur nga kati i katërt në përpjekje për t’i ikur arrestimit nga ana e Policisë. Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur autoambulanca dhe njësitë policore, të cilët kanë ndërhyrë me urgjencë.

Nga Emergjenca kanë konfiruar shkurt se Kqikut aktualisht janë duke iu bërë ekzaminime mjekësore.

“Po, aktualisht janë duke ju bërë ekzaminime mjekësore”, ka thënë Avdush Bajgora.