Ra nga një ndërtesë në Lagjen e Spitalit, Emergjenca: Ka politraumë të rëndë

Ra nga një ndërtesë në Lagjen e Spitalit, Emergjenca: Ka politraumë të rëndë

Kronika July 10, 2025 - 22:38

Një person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.

“Po në QE është duke u trajtuar, jonë duke u kry ekzaminimët e nevojshme, gjendja është jo stabile, një politraumë e rëndë”, tha Syla.

I dyshuari raportohet se se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në tentim për t’i ikur policisë.