
Të shtëna armësh në Prishtinë
Pas një informate për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 03:53, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Ahmet Krasniqi’, Prishtinë, 09.07.2025 – 03:53. Pas një informate për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja. Pas hetimeve fillestare është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri