Një femër sulmon policët në Kaçanik

Një femër sulmon policët në Kaçanik

Kronika July 08, 2025 - 15:06

Një femër ka sulmuar të hënën zyrtarët policorë në Kaçanik.

Raportohet se policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Zyrtarët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara lirohet dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri