
Policia sekuestron një “AK-47” nga një 47-vjeçar në Ferizaj
Mbrëmë rreth orës 19:30 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të një informacioni, ka nisur hetimet ndaj personit A.Q., 47 vjeç, nga fshati Pleshinë e Ferizajt, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit.
Në një fotografi të siguruar gjatë hetimeve, arma shihej në duart e një familjari të tij.
“Pas kontaktit me të dyshuarin dhe ballafaqimit me provat, ai ka pranuar se posedon një armë zjarri. Me këtë rast, në shtëpinë e tij hetuesit dhe forenzika kanë sekuestruar: 1 pushkë automatike ‘AK-47’ me 7 fishekë’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
I dyshuari, pasi është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri
