Digjet një lokal në Fushë Kosovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Digjet një lokal në Fushë Kosovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Kronika July 06, 2025 - 13:50

Një lokal është përfshirë nga zjarri sot në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.Ai tha se në orën 11:37  kanë pranuar informatën për zjarr në një lokal te rrethi në Fushë Kosovë.

“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për kohë shumë të shkurtë e kanë shuar zjarrin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se tashëm janë duke e bërë ventilimin e hapësirës nga tymi.