
Ferizaj: 300 euro gjobë shoferit për tejkalim shpejtësisë
Në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani të Ferizajt, rreth orës 01:25, policia ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
“Ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj)”, thuhet në njoftim.
Policia thekson do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Institucionet e rendit apelojnë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Ndërsa si rëndomtë i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për evidentimin dhe paralajmërimin e secilit rast me rrezik.