
Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, sulmohet me thikë një person në Fushë Kosovë
Kronika
July 06, 2025 - 08:34
Të shtunën rreth orës 15:40 është arrestuar një person në Fushë Kosovës, i cili ka sulmuar me thikë një person tjetër/
E deri te kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri