
Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës
Kronika
July 06, 2025 - 08:25
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me datë 05.07.2025 rreth orës 21:55 në Gjakovë, ku dyshohet se një mashkull është rrëzuar në vendin e punës dhe më pas ka vdekur.
Sipas Policisë, viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjakovë dhe pastaj në QKUK, por që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Zëri