Gjilanasi gjen një granata-hedhës derisa po punonte me ekskavatorin e tij

Gjilanasi gjen një granata-hedhës derisa po punonte me ekskavatorin e tij

Kronika July 05, 2025 - 08:41

Një person në Gjilan ka njoftuar Policinë se ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Sipas Policisë, derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj.

“Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia. /Zëri