
Burri në Prishtinë e raporton gruan në Polici për dhunë
Kronika
July 04, 2025 - 09:20
Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten në Prishtinë.
Ankuesi mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri