Prangosen dy gjilanas për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit
Foto: Laura Hasani

Prangosen dy gjilanas për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Kronika July 03, 2025 - 17:41

Dy burra janë prangosur në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë si dhe kanë keqpërdorur besimin.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot arrestoi E.M., (viti i lindjes 1996) dhe B.H., (viti i lindjes 1990).

" Arrestimi i të tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Keqpërdorim i besimit’’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka", thuhet në njoftimin e PK-së.

Dy të dyshuarit me aktëvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale të lartcekura.