
Të shtëna armësh në Prishtinë, identifikohet i dyshuari
Kronika
July 03, 2025 - 10:24
Të mërkurën rreth orës 01:32 një person ka njoftuar Policinë se një person, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
PK-ja njofton se pas shikimit disa kamerave të sigurisë, është identifikuar personi i dyshuar, i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri