Lihet në burg Zamir Meta, pranon akuzën për përdhunimin e të bijës

Lihet në burg Zamir Meta, pranon akuzën për përdhunimin e të bijës

Kronika July 02, 2025 - 17:52

Ka përfunduar me masën e sigurisë “Arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Siç raporton TopChannel, vendimi u mor nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.