
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje në Itali, arrestohet në Vlorë 45-vjeçari
Kronika
July 02, 2025 - 11:15
Një 45-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burg për veprat penale të vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Shtetasi Renald Gjini, banues në Vlorë, u lokalizua dhe u arrestua në lagjen “Rilindja”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku e pret një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit në Bolonja, raporton TCH, transmeton Klankosova.tv.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave hetimore shqiptare dhe autoriteteve italiane, përmes rrjetit të INTERPOL-it.
Aktualisht, INTERPOL Tirana dhe INTERPOL Roma po bashkëpunojnë për finalizimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij.