
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje në Graqanicë
Kronika
July 02, 2025 - 10:43
Njësiti i Hetimeve pranë stacionit policor në Graqanicë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në vjedhje.
Policia përmes njoftimit ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për rastin në fjalë, dhe bën thirrje që çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e dy të dyshuarve për " Vjedhje" të raportohen në numrin emergjent 192 ose përmes emailit zyrtar: [email protected].
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarëve për zbardhjen e plotë të rastit. /Zëri