
Ngacmohet seksualisht pronarja e një marketi në Gjakovë
Kronika
July 02, 2025 - 10:24
Një person është arrestuar në Gjakovë për ngacmim seksual.
Ankuesja ka raportuar rastin në Polici se derisa ishte duke punuar në marketin e saj, është ngacmuar seksualisht nga një person.
“Ankuesja F/K ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e saj është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari M/K. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri