Arrestohen tre persona në Pejë, vodhën rreth 31 mijë euro nga kompania ku punonin

Arrestohen tre persona në Pejë, vodhën rreth 31 mijë euro nga kompania ku punonin

Kronika July 02, 2025 - 09:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, pas hetimeve të zhvilluara.

Ata dyshohet se nga maji i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti kanë dëmtuar kompaninë në të cilën ishin punësuar me rreth 31 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Rr. ‘Bill Klinton’, Pejë / maj 2024 - janar 2025. Më 01.07.2025 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar M/K për shkak se të njëjtët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete kanë dëmtuar kompaninë në të cilën janë të punësuar në vlerë rreth 31000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri