
Policia, apel qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve
Duke iu referuar temperaturave të larta dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës ka apeluar nga të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë ose lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.
“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”.
“Apelojmë të të gjithë qytetarët të rajonit të Pejës, që maksimalisht të jenë të kujdesshëm në çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarre gjatë përdorimit si (shkrepëse, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj.)”, thuhet në apelin e Policisë në Pejë. /Zëri