Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

Kronika July 02, 2025 - 09:07

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla deklaroi se gjendja e tyre është e rëndë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dy janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Ndërkaq, sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Trestenik, me të arritur në fshatin Treboviq-Pejë, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, humb kontrollim mbi automjet dhe godet një shtyllë të betonit.