Kapen insekticide të paautorizuara në Bërnjak, u tentuan të kontrabandohen nga Serbia në Kosovë

Kapen insekticide të paautorizuara në Bërnjak, u tentuan të kontrabandohen nga Serbia në Kosovë

Kronika July 01, 2025 - 12:45

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të tentimit për të futur mallra të padeklaruara në Republikën e Kosovës.

Dogana ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur më 27 qershor 2025, në Pikën Kufitare të Bërnjakut, rreth orës 21:20, gjatë hyrjes së një automjeti.

“Pas deklarimit negativ të udhëtarit për mallra për të cilat kërkohet deklarim doganor, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e kutive të ulëseve dhe nën tapetat e automjetit janë gjetur mallra të padeklaruara – konkretisht insekticide me origjinë nga Serbia.

Mallrat e sekuestruara janë si vijon:

Tonus 2.5 gr 300 copë

Alverde 5 ml 200 copë

Apioxal Strips 17 copë”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se importi i mallrave të tilla i nënshtrohet kontrollit dhe lejeve specifike dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore. Veprimet ndaj kësaj shkeljeje janë ndërmarrë në përputhje me ligjin në fuqi. /Zëri