
Vdes në QKUK motoçiklisti që ishte aksidentuar ditë më parë me një çiklist
Kronika
July 01, 2025 - 09:44
Ka vdekur në QKUK personi i aksidentuar ditë më parë në Pejë.
Aksidenti kishte ndodhur mes një motoçiklisti dhe një çiklisti, ku si pasojë e lëndimeve të marra të dy drejtuesit kishin pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka njoftuar se më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri