
Vdes një taksist në Gjilan, Policia po heton rastin
Kronika
July 01, 2025 - 09:41
Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar vdekjen e një personi në Gjilan.
Rasti ka ndodhur të hënën, ku viktimës, derisa ishte duke punuar me veturën e tij taksi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri