Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara

Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara

Kronika June 30, 2025 - 17:09

Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara në Port, Durrës.

Sipas policisë, E.H., dhe F.M., paratë i kishin në trup, në total prej 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar, transmeton Klankosova.tv.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia e Shtetit me cilësinë e provës materiale.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.