
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, katër të lënduar
Kronika
June 30, 2025 - 13:48
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Lidhur me aksidentin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
Ajo theksoi se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut në kryeqytet”, deklaroi ajo.