Arrestohet 25-vjeçari, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë

Arrestohet 25-vjeçari, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë

Kronika June 30, 2025 - 12:15

Policia në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e aksioneve policore për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar.

Sipas njoftimit, nga një aksion i realizuar më datë 29.06.2025, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari është V.S., 25 vjeç, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vjetësh. /Zëri