Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e zyrtarit policor të akuzuar për marrje ryshfeti

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e zyrtarit policor të akuzuar për marrje ryshfeti

Kronika June 29, 2025 - 19:31

Gjykata e Apelit e ka ktheyr në rigjykim rastin e Fidan Matit, të cilin Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte liruar nga akuza për marrje ryshfeti. Apeli ka gjetur se aktgjykimi i Themelores është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Mati akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka marrë 100 euro nga e dëmtuara A.F., të cilën e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Themelorja në Gjakovë më 11 shtator 2024 kishte shpallur aktgjykim me të cilin të akuzuarin Mati e ka liruar nga akuza për marrje ryshfeti.

Kundër aktgjykimit të Themelores, në afat ligjor ankesë ka ushtruar Prokuroria Themelore në Gjakovë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe të vendimit mbi lirim, me propozim që Gjykata e Apelit, ta aprovojë në tërësi ankesën, ndërsa aktgjykimin e ankimuar ta anulojë dhe çështjen t’ia kthejë të gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.