Policia në Ferizaj gjobit një shofer për tri kundërvajtje në trafik

Policia në Ferizaj gjobit një shofer për tri kundërvajtje në trafik

Kronika June 29, 2025 - 15:22

 

Policia e Kosovës sot rreth orës 08:56 ka ndaluar një person në Ferizaj, i cili po lëvizte me shpejtësi prej 104 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

Po ashtu, përveç kësaj, shoferi i automjetit nuk ka respektuar as shenjën “STOP” të policisë, duke mos ndaluar fare në vendin e kontrollit dhe duke zhvilluar shpejtësi të rrezikshme ( rrëshqitje të gomave), raporton Zeri.info.

Policia njofton se ka arritur që përmes targa të identifkojë shoferin, të cilin me më pas e ka ftuar në stacionin e policisë në Ferizaj
Bëhej fjalë për personin L.K., 25 vjeç.

Ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba për kundërvajtje:

-Për mosrespektim të shenjës "STOP" : 150 euro, 1 pikë negative.

-Për tejkalim të shpejtësie: 300 euro, 2 pikë negative, dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj);

-Për zhvillim të shpejtësisë së rrezikshme: 150 euro dhe 1 pikë negative.