Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Kronika June 29, 2025 - 13:50

Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.

Mbi rastin ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha për klankosova.tv, se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.