Të shtëna nga një veturë dhe një motoçikletë, Policia jep detajet për tentim vrasjen në Prishtinë

Të shtëna nga një veturë dhe një motoçikletë, Policia jep detajet për tentim vrasjen në Prishtinë

Kronika June 28, 2025 - 08:57

Policia e Kosovës ka dhen detaje në lidhje me të shtënat e djeshme që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë.

Policia në vendin e ngjarjes në rrugën “Isa Kastrati”, ka gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri