
Gjyshi në Vushtrri tenton të marrë mbesën në përkujdesje, kundër dëshirës së nënës, arrestohet
Kronika
June 28, 2025 - 08:37
Një person është arrestuar të premten në Vushtrri.
Ai dyshohet se ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së nënës së fëmijës.
Po ashtu, Policia gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri