Arrestohet një 18-vjeçar për vjedhje në Shtime
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një 18-vjeçar për vjedhje në Shtime

Kronika June 27, 2025 - 14:58

Një 18-vjeçar, që ishte në kërkim nga organet e rendit, është arrestuar në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes.

Ai i ishte i dënuar me katër muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas Policisë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.