Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika May 25, 2025 - 13:54

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur për “Zërin” se, prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth këtij rasti. /Zëri