Policia me aksion te liqeni i Ujmanit, largon një institucion ilegal të Serbisë

Policia me aksion te liqeni i Ujmanit, largon një institucion ilegal të Serbisë

Kronika May 20, 2025 - 13:12

Policia e Kosovës ka asistuar sot zyrtarët e Ibër-Lepencit në veri për të hyrë në një objekt, i cili përdorej si institucion paralel i Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, i kemi asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të hyrë në një objekt te liqeni i Ujmanit”, tha Elshani. /Zëri