Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij në Ferizaj
Sot rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën "Mejdi Xhaferri" në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Zeri.info.
“Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.
Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”
”Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Policia. /Zëri