Arrestohen dy persona në Ferizaj, njëri për dhunim e tjetri për grabitje
Policia në Ferizaj, në bashkëpunim me njësitë relevante, ka realizuar me sukses arrestimin e dy personave të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në dy lokacione të ndara.
Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij, është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vjetësh.
Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave, të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve ligjore.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Rastet mund t’i raportoni në këto mënyra:
- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të Policisë
- Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
- Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Të dhëna tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri