Vetura godet një këmbësore në Pejë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë

Vetura godet një këmbësore në Pejë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë

Kronika April 01, 2025 - 17:03

Një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se këmbësorja 22-vjeçarë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara është duke u trajtuar në emergjencë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.