
“Dyshohet se u rrëzua në vendin e punës”, Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit te Ferronikeli
Kronika
March 31, 2025 - 08:50
Mëngjesin e së dielës, një punëtor fizik në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës në raportin ditor, ka bërë të ditur se i ndjeri është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se vdekja e punëtorit është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
HETIM I VDEKJES
/ 30.03.2025 – 07:21. Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Zëri