Aksident trafiku në dalje të rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në dalje të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Kronika March 21, 2025 - 15:57

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. 

Sipas burimeve të klankosovës janë të përfshira një veturë private me një xhip të KFOR-it.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga kjo përplasje, megjithëse Klankosova.tv, ka kontaktuar me organet përgjegjëse dhe është në pritje të një përgjigje.