Dërgohet në QKUK i plagosuri i dytë në rastin e grabitjes në “Veternik”, Çitaku: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë
Foto: Zëri / Ilustrim

Dërgohet në QKUK i plagosuri i dytë në rastin e grabitjes në “Veternik”, Çitaku: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Kronika March 17, 2025 - 14:57

Edhe një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, nga grabitja e armatosur e cila ndodhi sot rreth orës 10:30 në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në “Veternik” po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku.

Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.

“Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari, tek i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, ka thënë ai. /eo