Aksident mes dy veturave në Strellc të Deçanit, katër të lënduar

Aksident mes dy veturave në Strellc të Deçanit, katër të lënduar

Kronika March 13, 2025 - 17:40

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit. /Zëri