
Arrestohet në Istog një person i dyshuar për vjedhje të mjeteve të punës
Policia në Istog ka bërë të ditur se është informuar nga ankuesi se në një market në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një rast vjedhjeje, më datën 02.03.2025, rreth orës 19:20, ku janë vjedhur mjete të punës në vlerë rreth një mijë euro, të cilat janë vërejtur në monitorimin e kamerave të marketit.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku në vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitarët lidhur me këtë rast, raporton Zeri.info.
“Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor Istog, më datën 13.03.2025 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar, kurse sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se me urdhër të prokurorit të Shtetit sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.
“Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri