
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës, e kamufluar brenda rrobave
Kronika
March 13, 2025 - 15:09
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se është parandaluar një rast i futjes së substancave narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit të SHKK-së, substancat narkotike tentoi t’i fuste një familjar që po vizitonte një të dënuar.
“Sot, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike. Substanca është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit SHKK-së, menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.