
Dërguan me forcë një burrë në pyll, arrestohen tre persona në Prizren
Kronika
March 13, 2025 - 10:19
Tre persona janë arrestuar në Prizren për privim të kundërligjshëm të lirisë.
Sipas Policisë, ata dyshohet se të mërkurën kanë marrë me forcë një person dhe e kanë dërguar në pyll, transmeton Zeri.info.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi me forcë kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri