Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë në Pejë

Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë në Pejë

Kronika March 13, 2025 - 09:16

Të premten rreth orës: 23:00 është njoftuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë ka ndodhur një rrahje.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e dyshuar dhe viktima.

“Të dyshuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre të dyshuarit e kanë sulmuar të dyshuarin e katërt dhe viktimën, me ç’rast i dyshuari i katërt duke përdorur mjetin e mprehtë (thikë) ka therur me thikë dy nga të dyshuarit të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri